Advertisements

Testohet vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

ATSH-ANSA/ – Vaksina e gripit plotësisht e dizajnuar nga inteligjenca artificiale po testohet te njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u zhvillua nga universiteti australian ”Flanders”, i cili në një deklaratë kujton se si është hera e parë që një ilaç i zhvilluar nga një algoritëm arrin në eksperimentimin njerëzor.

”Nuk është hera e parë që kompjuterat ndihmojnë në dizajnimin e terapisë”, shpjegon Nikolai Petrovski në faqen e internetit të ”Business Insider Australia”, por në këtë rast dizajni i tërë iu besua një programi të bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur Sam.

“Së pari ne i treguam programit një seri përbërësish që aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut dhe të tjerët që nuk e aktivizojnë atë, për të bërë dallimin mes një ilaçi që funksionon dhe jo. Pastaj krijuam një program të quajtur ‘kimisti sintetik’, i cili krijoi mijëra miliarda kombinacione kimike të ndryshme, që ne i analizuam me programin Sam për të gjetur se çfarë mund të ishte ilaçi më i mirë”, theksoi  Petrovski.

“Kjo përfaqëson fillimin e një epoke të re, ku inteligjenca artificiale do të luajë një rol në rritje në zhvillimin e ilaçeve”, shtoi ai./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close