Advertisements

Tomë Gashi:Haradinaj, nuk mund të ftohet sërish për në Gjykatën Speciale për të njëjtat vepra për të cilat është liruar njëherë

Avokati Tomë Gashi ka thënë se kryeministri në largim I Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk mund të ftohet sërish për në Gjykatën Speciale për të njëjtat vepra për të cilat ka qenë i akuzuar dhe për të cilat është liruar.

Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.

“Për vepra të njëjta nuk mund të ftohet askush. Dhe kështu edhe ka ndodhë. Zoti Ramush Haradinaj me siguri që nuk është ftuar e nuk mund të ftohet dhe është e kundërligjshme si dhe kjo nuk do të ndodhë, për ato vepra penale për të cilat ka qenë i akuzuar në Tribunalin e Hagës dhe për të cilat është liruar. Ai është kapitull i mbyllur”, ka thënë Gashi.

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close