Uashingtoni bllokon Ankaranë nga programi i avionëve F-35
ATSH-AFP/ – SHBA-ja konfirmoi sot se do të bllokojë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve F-35 për shkak të vendimit të tyre për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes antiajrore S-400.
“Programi F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë të shërbimeve sekrete ruse që do të përdoret për të hyrë në kapacitetet e saj të avancuara”, justifikoi këtë vendim Shtëpia e Bardhë.
“Blerja e raketave ruse, që kanë filluar të dorëzohen të premten, do të ketë një impakt negativ në ndërveprimin e Turqisë me NATO-n”, vazhdoi zëdhënësja e presidencës amerikane, Stephanie Grisham.
“Megjithatë, Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me Ankaranë. SHBA-ja vazhdon t’i japë një vlerë të madhe marrëdhënies strategjike me Turqinë. Si aleatë të NATO-s, kjo marrëdhënie ka shumë përbërës dhe nuk limitohet vetëm tek F-35”, shtoi ajo.
Comments are closed.