Advertisements

Vërshime në perëndim të Greqisë

Autoritetet greke kanë evakuuan dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre në perëndim të vendit, vetëm disa ditë pasi shtatë persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme që goditën pjesën veriore të Greqisë.

Stuhi të tilla ndodhin rrallë në Greqi.

Vërshimet që pasuan stuhinë e fundit kanë dëmtuar rrugët në afërsi të qyteteve Nafpaktos dhe Patra, duke bërë që një rrugë kryesore të ishte e pa qarkullueshme për disa orë. Megjithatë, nuk raportohet se ndokush është lënduar apo është zhdukur, raporton Reuters.

“Shumë shtëpi dhe dyqane janë goditur nga vërshimet në qytetin Nafpaktos… shtëpitë, dyqanet dhe makinat janë dëmtuar”, tha një zyrtar i shërbimit të zjarrfikësve.

Shtatë persona, përfshirë këtu gjashtë turistë, humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan të enjten, kur një stuhi e fuqishme goditi pjesën veriore të Greqisë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close