Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Vërtetë Barka e Noas gjendet e fshehur në Ararat?

Rrëfimi për Barkën e Noas është një nga më të vjetrit e historisë njerzore ,rrëfimi për përmbytjen e madhe dhe familjen e cila shpëtoi s’bashku me lloje të shumta nga bota shtazore e bimore vazhdon të preokupojë vëmendjen e njerzimit ,duke mos e patur të qartë ende në ishte një mit apo një ngjarje reale në histori!

Kështu që edhe sot shtrohet pyetja se a është e mundur që ky mit të bazohet në fakte reale si dhe a do të mbetej barka e madhe ei Noasë në akullnajë të Araratit, malit mbi të cilin, sipas Biblës, qendroi 150 ditë pas Përmbytjes?
Një grup hulumtuesish të krishterë ungjillorë pretenduan në vitin 2010 se kishin gjetur gjurmën biblike në malin Ararat, të njohur edhe si Malet e Agrit.

Ministria Ndërkombëtare e barkës së Noas, një ekip dokumentar me bazë në Hong Kong, pretendon se ka gjetur pjesë druri të një strukture karboni i të cilit daton 4.800 vjet më parë dhe u gjetën rreth 4.000 metra mbi nivelin e detit.
Megjithatë, hulumtimi i tyre u hodh poshtë shpejt për shkak të mungesës së provave reale.

Tani, shumë vjet më vonë, “gjuetarët e barkës” nga Kalifornia besojnë se kanë dëshmi të reja se mali Ararat është një vend ku anija gjendet e fshehur, por pretendimet e tyre kanë hasur në një reagim të ngjashëm nga komuniteti shkencor.

Më shumë se 100 shkencëtarë nga e gjithë bota kanë organizuar kohët e fundit një simpozium ndërkombëtar tre-ditor në malin Ararat për të përcaktuar nëse ajo është me të vërtetë vendi i pushimit të barkës së Noes.
Rezultatet e hulumtimit do të publikohen më vonë.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close