Advertisements

VETËMASHTRIMI SI VIRTYT I TË PAMORALSHMËVE

Psikologjia e çoroditur dhe e konservuar se “ne jemi shpëtimtarët”, siç do të tregojë koha, nuk do të mundësojë përqendrim te problemet që ndërlidheshin me fatin e shqiptarëve. U pa qartë se politika nuk ishte privilegj i secilit, prandaj nuk ishte e habitshme se pse patëm dhe akoma kemi shumësi të të vërtetave edhe kur bëhet fjalë për një problemë ka vetëm një të vërtetë. Ndërkaq kjo mjaftoi që të përballemi me një konfuzion aq i madh, sa të gjithë u humbën në të. Jo vetëm kaq, por edhe manipulimi mori në intensitet, duke përfunduar në vetëmashtrimin e plotë. Kurse vetëmashtrimi është virtyt i të pamoralshmëve, të cilët do të bëhen “partizanët” e parë të logjikës se për t’u marrë me politikë, nuk nevojitej as arsimimi e as kultura…

Pasi e morën kontrollin mbi pjesën më të madhe të asaj që ishte shqiptare, diku me të mirë e diku me dhunë, partitë shqiptare në pushtet futën në lojë propagandën si mjet mashtrimi, të cilës i besonin shumica. Duhet t’i besojmë, kishte thënë ai atje lartë – shefi, pra bariu i deleve të zeza. Përmes blerjes së informacionit të kanalizuar, (partitë) blenë edhe të vërtetën duke e rritur çmimin e vlerës së tyre, që, siç do të thonë, e kishin krijuar përmes “sakrificave” të shumta, përmes ndjekjeve dhe trysnive që kishte ushtruar komunizmi. Ne, do të thonë ata, jemi referencë e suksesit.

Ata që tentonin të futeshin në këto skema, në fakt do t’ia falën shpirtin makinerisë që prodhonte informacionin, paranë dhe që përmbyllej me gënjeshtrën. Të tjerët që do të mbeten jashtë këtyre skemave, një kohë do t’i ngjajnë Don Kishotit, i cili në kontekstin e kohës së tranzicionit, do të bëhet lajtmotiv i realitetit të përditshëm. Kurse të shpërblyerit me punësim në administratë, fatkeqësisht nuk do të jenë në gjendje ta reflektojnë së paku simbolikën e përfaqësimit të tyre që shprehej me përqindjen, e cila do të shërbejë si kinse referencë “suksesi” në fushatat zgjedhore…Shkelzen Halimi

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close