Advertisements

Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës?

ATSH-ANSA/ – Duke përdorur virusin e gripit, mund të kurohet kanceri në fshikëzë, sipas një studimi të botuar në revistën ”Clinical Cancer Research”.

Një pacient ishte krejtësisht i shëruar nga kjo sëmundje pas trajtimit dhe në 14 pacientë të tjerë të trajtuar, vdekja e qelizave tumorale solli zvogëlimin e masës tumorale.

Studimi u krye në Universitetin e Surreyt, dhe sipas shkencëtarëve, virusi i quajtur coxsackievirus (CVA21) mund të revolucionarizojë terapinë e kancerit dhe të zvogëlojë rrezikun e recidivave.

“Virusi depërton në qelizat e kancerit dhe i vret duke aktivizuar një proteinë nga sistemi imunitar i pacientit dhe stimulon qelizat e tjera të sistemit imun për të sulmuar tumorin, i cili normalisht nuk është sulmuar nga mbrojtësit e trupit dhe prandaj quhet tumor i ftohtë”, thotë autori i veprës, Hardev Pandha./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close