Advertisements

Vraja dhe gjetjet arkeologjike

shkruan Fahri Xharra

“Trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore në shekullin e XVI, me rrethinat e veta të gjëra, gjithnjë kanë dominuar me një provincë të thellë, gjatë dhe pas sundimit, pesë shekullor të Imperisë Turke. I cili, sundim do ta mbulonte, pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik dhe m’u për këtë qëllim, që nga kohërat e hershme, do të zhvilloheshin beteja të shumta, për dominim dhe hegjemoni, nëpër tërë Evropën Qendrore. Pastaj duhet të hiqet çdo dilemë, se vetë historiati i Toplicës në Arnautllëkun e Nishit dhe Pashallëkun e Vrajës për ne shqiptarët kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë, faqe të errëta dhe të pa ndriçuara deri në fund, të këtij kapitulli të historisë sonë të përgjakshme dhe mjaft të dhimbshme për trojet tona autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore
( Reshat Avdiu, Zgjerimi i Serbisë në dëm të trojeve shqiptare 1804 – 1913 )

Nejse kjo ishte pak nga historia, por më mbetet në mendje gjithmonë Faik Konica kur tregonte në shkrimet e tia, fjalët e diplomatit të huaj që i thoshte që sikur ta dinim se nuk janë turq Vraja dhe Leskovça nuk do të mbeteshin ndër Serbi. Kurse vet Faiku kishte shkruar : ” Serbët janë kombi më i dobët dhe më i pa fuqishëm. S’kanë gjë tjetër për të luftuar shqiptarët përveç se fjalët dhe gënjeshtrat. Po sikur të kishim mend, do të mundnim me të drejtë ne t’i thoshim Serbisë së Poshtme ku ndodhen Vraja, Leskoci, Nishi-Shqipëri e Vjetër. Besoj që u kuptuam.

Në një gazetë serbe e lexova që “ gjatë ndërtimit të koridorrit 10, gjegjësisht shiritit të dytë të autostrades që e lidhë Serbinë me Greqinë në jugun e Serbisë ( në mes të Vrajes dhe Bujanocit) janë gjetur mbetje arkeologjike, Janë gjetur rrënojat e një qyteti të madh i cili në shek. 5-4 para eres sonë i paska apsur rreth 100 mijë banorë. Në jug të fshatit Pavlovac qenka gjetur një nekropolë me më shumë se 30 skelete njerzish
.
Tani po e shkruaj se sa të gëzuar janë serbët me këto zbulime , mbasi studimi i ADN-s së eshtrave, sipas tyre paska treguar që qenka e njejtë e AND –n e bonorëve që sot jetojnë antej pari. AND-ja e para 2400 vjetëve e ngjashme me ADN-n e serbëve të sotëm – diku 80 % , 10 % të banorëve të sotëm arnaut, dhe 10 % e pa njohur. Mrekulli zbulimi dhe vjedhjeje e historisë . (Научници су постали збуњени, па су онда упоредили ДНК материјал становништва са Југа Србије и становнишва Херцеговине, где је такође пронађена исто поклапање у ДНК, око 80%, што је индиковали закључак да је реч о истом народу. Радозналост научника није престала, узели су и испитали ДНК материјала са локалитета Лепенски Вир. Људски остаци из 6500 године п.н.е, њихов ДНК је идентичан са оним ДНК костију из Павловца. http://www.vaseljenska.com/…/ista-dnk-stanovnika-na…/ )
E shihni pra që dal` nga dal` e dhe antikiteti po e ndërron pronarin.
Luftimi i shqiptarëve nga serbët :” S’kanë gjë tjetër për të luftuar shqiptarët përveç se fjalët dhe gënjeshtrat.”
E ne ku jemi ?

/Fahri Xharra,11.07.19
Gjakovë/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close