Advertisements

“Zâ Fest” rikthehet në Theth

ATSH/ – “Zâ Fest” rikthehet me edicionin e tretë dhe këtë vit, në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit “Zâ Fest”.

“Natyra mahnitëse e Thethit do të jetë skena e ZA Fest 2019! Na u bashkoni më 2-4 gusht për një fundjavë të mrekullueshme me muzikë, poezi, diskutime dhe aktivitete në natyrë”, thekson delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Gjithashtu delegacioni BE-së në Shqipëri ka shpërndarë dhe një video promovuese të bukurive të Thethit dhe gjithçka që kjo mrekulli mes Alpeve Shqiptare ofron.

Në këtë edicion të tretë në këtë festival do marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë, por dhe të huaj, që për tri netë do të jenë para publikut. Elina Dunit, Piers Faccini, Vlashent Sata, Arben Bajraktaraj, Bob Berkey, Agona Shporta dhe Don’t listen to your Neighbors janë pjesë e festivalit.

Gjithashtu aktivitete të tjera si hiking, joga, panair kulinarie, kinema verore, tregime e legjenda dhe biseda e hapur “Logu i Za Fest” janë pjesë e këtij aktiviteti.

Një tjetër veçanti e këtij festivali është rizgjimi i kulturës shqiptare përmes gojëdhënave, tregimeve, legjendave dhe përrallave të moçme. Një udhëtim në kohë i shoqëruar nga interpretimi emocionues i Arben Bajraktaraj, një nga aktorët shqiptarë më në zë në Francë e më gjerë. Elina Duni vjen në festival bashkë me muzikantët e saj Rob Luft në kitarë, Tom McCredie në bas, Corrie Dick në bateri dhe i ftuar Gent Rushi në fizarmonikë.

Bob Berky, i njohur si një nga klounët më të dashur në festivalet më të mëdha të botës vjen me artin e tij unik në të parën performancë të këtij lloji në “Za Fest”.

Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close