Advertisements

ZĂ Fest në Theth më 2, 3 dhe 4 gusht.

/ATSH/ ZĂ Fest, këtë vit, do të zhvillohet në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht. Delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet krenar që do të mbështesë edhe këtë vit ZĂ Fest.

“Deri atëherë do të organizohen disa aktivitete dhe i pari ishte ai i kushtuar sporteve në natyrë në Petrelë. Të pasionuarit pas sporteve në natyrë kaluan pasditen e së hënës me ecje në natyrë, alpinizëm dhe diskutime mbi mënyrat për zhvillimin e sporteve në natyrë në Shqipëri”, theksoi delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Edicioni i parë i “Zâ Festival” u zhvillua në vitin 2017 në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.

Thethi është i mbushur me kulla qindravjeçare dhe ndodhet fare pranë vendeve natyrore që mahnisin me bukurinë e tyre, siç janë “Ujëvara e Thethit”, “Kanioni i Gunasit”, “Maja e Arapit” apo “Syri i Kaltër”.

Zâ Fest kthen vëmendjen te kjo perlë e natyrës, duke sjellë për publikun muzikë origjinale dhe rrëfenjat e paraardhësve, me sfond peizazhe përrallore, në gjirin e mikpritjes tradicionale shqiptare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close