Advertisements

Zaev po ,por a ishte edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj viktimë e komediantëve rus?!

Dy komedianë rus kishin bërë bujën këtu ndër ne në Ballkanin perëndimor kur u mor vesh se kishin rrejt kryeministrin maqedonas Zoran Zaev kur e kishin telefonuar në emër të ish-presidentit ukrainas Poroshenko,e ky i bindur se po fliste me presidentin e Ukrainës kishte zbuluar ,gjithnjë sipas tij ,planin e presidentit të Serbisë Vuçiq dhe atij të Kosovës Thaçi për shkëmbim territoresh,sipas të cilit Serbisë do t’i takonin 10 komuna në veri ndërsa Kosovës disa në jug të Serbisë,gjë e cila po konsiderohej si shumë e rrezikshme nga kryeministri Zoran zaev.
Për rrezikun nga kjo dhe se pas tërë këtij plani qëndronte Rusia ,Zaev e kishte njoftuar kancelaren gjermane Merkel si dhe sekretarin amerikan Mike Pompeo.

Këta komedianë në “kurthin” e tyre të tillë e kishin futur edhe presidentin francez Emanuel Macron si dhe sekeretarin gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg ,gjëe cia i ka dhënë ngushellimin kryeministrit Zaev i cili ka thënë se duke iu falenderuar këtij mashtrimi ai “është gjendur në shoqerinë e zyrtarëve europian e botëror me të cilët komediantët rus kishin biseduar më parë”,bisedime të cilat ishin nxjerrë më pas në Youtube.

Është interesant se pretendohet se dy komediantët rusë kanë biseduar në kurthin e tyre e kanë futur edhe Kryeministrin e Kosovës , Ramush Haradinaj, me të cilin kanë biseduar me telefon por se audio regjistrimin ende nuk e kanë publikuar.I ngelet kryeministrit të na njoftojë për këtë,në është e vërtetë apo jo.

/Përgatitur nga Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close