Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Zbulohet homo sapiensi më i vjetër joafrikan

ATSH-AFP/ – Homos sapoensi më i vjetër joafrikan i zbuluar deri tani është europian dhe 210 000 vite i vjetër sipas studimeve të publikuara të mërkurën që e shtyjnë me më shumë se 150 000 vite ardhjen e llojit tonë në Europë.

“Apidima 1, sikurse e kanë quajtur shkencëtarët, është më i vjetri nga gjithë homo sapiensët e zbuluar jashtë Afrikës”, shpjegon Katerina Harvati e universitetit Tubingen në Gjermani, bashkautore e studimit të publikuar sot në revistën “Nature”.

Një fragment nofulle i një homo sapiensi të gjetur në një gropë në Izrael përkonte me një periudhë që lëvizte nga 177 000 në 194 000 vite që mendohej se ishte Homo Sapiensi më antik jashtë Afrikës.

Kjo është një analizë pak e vonuar për “Apidima 1”, e gjetur në fund të viteve ’70. I zbuluar nga muzeu i antropologjisë në Universitetin e Athinës në një shpellë në masivin e Apidimas në Peloponez, që në kohën e zbulimit u cilësua si paraneandertalian.

Homo sapiensi, gjithashtu u quajtur edhe njeriu modern, u shfaq në Afrinë. Zbulimet më antike të njohura për llojin tonë janë 300 000 vite të vjetra dhe janë zbuluar në Marok, në zonën Jbel Irhoud.

Për një kohë të gjatë mendohej se Homo Sapiensi ishte larguar nga “djepi” i tij shumë më vonë, rreth 70 000 vite më parë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close