KÇIRA E PUKËS.

• Këçira (Katund në Pukë; ndër dokumenta: Calcira = Këlçira. Lagjet: Lufi, Këçira e Epër, Këçira e Poshtme, Ngazujt, Pleti, Rrukajt, Vorbëtina, Urajt.
Vëllazëni: Dodej, Pepaj, Lepraj, Nikaj, Mar’Dedaj.
I pari i Këçirësavet njihet nji farë Kara Kola.
Këçirësa janë Lufajt e Rrukajt e Shkodrës.
Se ç’fisit janë Këçirasit s’mund të caktoj. Nji palë i thërrasin Kryezez, prej Malësisë së Lezhës, mirepo sikurse kà mú pa mâ poshtë, Kryezezët vetë janë prej gjithkah e s’janë nji fis i veçuem. Tjerë mâ me arsye thonë se janë nji fis me Bëtyq të Gjakovës e përandej kishinë me kjenë Bardhaj. Bëtyq ka në Pukë, populli e thirr Mtyq.
Çunejt, Dodajt e Memajt e Bushatit të Shkodrës thonë janë prej Këçire.

Marrë nga Hylli i Dritës.

Fshatra afër Kçirës: Lufi (1.3 km në veri lindje) // Pleti (1.6 km në perëndim) // Kçira e Eperme (2.0 km në perëndim) // Qerreti (3.9 km në veri) // Dushi (3.5km në veri perëndim) // Gomsiqe ( 4.8km në jug perëndim) // Majnisht (4.4 km në veri perëndim) // Korthpulë (6.4km në jug) // Qerreti i Vogël (6.5 km në veri) // Mjekut (6.8 km në veri perëndim) // Palaj-Gushtë (7.3km veri) // Mraç (5.6km në perëndim) // Dedaj (6.7km në veri lindje) // Vrrith (7.6km në jug) // Slym (7.0km në veri perëndim) // Koman (8.2km në veri) // Pukë (6.5 km në veri) në lindje) // Lajthizë (7.3km në veri lindje) // Shllinë (7.5km në veri perëndim) // Ukth (8.6km në veri lindje) // Kaftallë (8.6km në perëndim në jug) // Palaj-Gushtë (9.4 km në veri) // Qelëz (9.6 km në veri lindje) // Katund (10.9 km në veri lindje) //.
Të gjitha distancat janë marrë “siç fluturon zogu” dhe përafërsisht.

Kçira ka luajtur rol të rëndësishëm gjithmonë në Pukë ndër 7 bajrakë, në luftë e kuvende dhe si një vend me pozitë gjeografike të favorshme dhe me njerëz të besës e burrnisë qysh në kohën e Gjergj Kastriotit dhe Lekë Dukagjinit, e cila ishte nën zotërimin e këtij të fundit.
Në Kçirë krahas dhjetra toponimeve kemi dhe toponimin: Ura e Lekës (Dukagjinit).

Në foto: Fshati i bukur e historik i Kçirës së Pukës.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close