Advertisements

As në varr nuk i lënë të qetë.Dëmtohen varret e heronjëve Azem e Shotë galica!!

Banorët e fshatit Galicë të Drenicës, kanë akuzuar institucionet për moskujdesje ndaj kompleksit të vogël përkujtimor kur prehen eshtrat e Azem Galicës. Varret janë dëmtuar, ndërkaq banorët hedhin dyshime se dikush e lëvizi edhe pllakën e varrit të Shotës, me një qëllim të keq.

Banorët e Galicës këtë veprim e quajnë vandalizëm, për të cilin thonë se është bërë nga njerëz me qëllime të caktuara.

“Kjo ka lëvizë, kjo ka qenë e drejtë dhe për  disa centimetra ka lëvizë. Dhashtë Zoti tash e këndej që edhe vet organet me u marrë me këtë rast, me ditë kush e ka bërë këtë që e ka shkatërru këtë. Nuk po e di qëllimin”, ka theksuar Hajzer Haliti, banor i fshatit Galicë.

Banorët akuzojnë edhe punëkryerësin, për të cilat punime thonë se ishin tejet të dobëta.
Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës, i ndërtuar katër vite më parë, është mbetur në mëshirën e fatit për nga përkujdesja, pasi askush nuk e mirëmban atë. Gjendje e njëjtë është edhe me varret e familjarëve të tjerë të familjes Galica.

“Puna është bërë e dobët, nuk janë të kënaqur as fshatarët as vizitorët me këtë punë që është bërë. Kemi kërkuar prej komune me ardhë me rregullu, por nuk është ardhë kërkosh. Edhe brenda është e dëmtume po nuk mundemi me hy se nuk përkujdeset kërkush për të”, është shprehur Ismet Mehmeti, po ashtu banor i fshatit Galicë.

Kompleksi memorial i heronjve Azem dhe Shote Galicës është nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës.//rtklive

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close