Advertisements

Prokuroria:Kallëzim penal për 22 zyrtarë të policisë së Kosovës të involvuar në dëbimin e shtetasve turq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova para më shumë se një viti. Ky rast është i njohur edhe si rasti “Gylenistët”.

Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehur të tjerë në lidhje me ketë rast”, ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ekrem Lutfiu, zyrtar për media nga Prokurorinë e Shtetit.

Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq.

Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, Sami Kurteshi, tha për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lidhur me rastin e njohur si “Gylenistët” duhet të shkojë deri në fund dhe të zbardhet si rast.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që mekanizmat e drejtësisë të merren seriozisht me rastin.

“Unë mendoj se ky nuk është proces që mund të lihet pa shkuar deri në fund. Ne kemi ligj, kemi Kushtetutë e kemi një Kod Penal dhe i kemi të gjitha normat për aq sa janë dhe duhet të zbatohen deri në fund. Ky nuk ka qenë një veprim krejt i thjeshtë dhe ky rast duhet të shkojë deri në fund dhe nëse nuk shkon tash, duhet të shkojë pas një kohe, por kjo vepër nuk vjetrohet”, tha Kurteshi.//rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close