Advertisements

REL-Dorëzohet sulmuesi që plagosi 6 persona në Filadelfia

Një person i dyshuar për plagosje të gjashtë zyrtarëve amerikanë, pas disa të shtënave me armë zjarri, gjendet në mbajtje, në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.

Beteja me armë në mes të policisë dhe të dyshuarit të armatosur ka vazhduar disa orë derisa sulmuesi është dorëzuar.

Zyrtarët kanë qenë duke nisur fletarreste në disa shtëpi në lagjen Tiago të Filadelfias kur sulmuesi ka nisur të shtënat.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë i dyshuari, që sipas mediave amerikane është identifikuar si Maurice Hill, duke u larguar nga shtëpia me duart lart.

Gjashtë zyrtarët policorë që kanë marrë plagë joserioze, janë liruar nga spitali.

Komisionari policer, Richard Ross ka thënë se “shumica prej tyre janë detyruar të ikin nga dritaret apo dyert” e shtëpisë së të dyshuarit.

“Është mrekulli që nuk kemi disa zyrtarë të vrarë sot”, është shprehur ai.

Polici i shtatë, që është plagosur në një përplasje me makinë derisa i është përgjigjur sulmit, vazhdon të jetë në spital.

Ky incident vjen pas dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri, në El Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos, të cilat kanë shtuar vëmendjen rreth çështjes së kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close