Advertisements

Pas Britanisë së Madhe edhe Shtetet e Bashkuara tërhiqet nga boardi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë njoftoi se është tërhequr nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi shfaqën hapur kundërshtimin e tyre që Naser Shala të udhëheqë me këtë agjenci.

Që kur Shala u votua nga Kuvendi i Kosovës si drejtor i kësaj agjencie, Ambasada e SHBA-së dhe ajo britanike u deklaruan publikisht kundër duke thënë se si nuk ishte person i kualifikuar dhe i përshtatshëm për këtë pozitë.Madje, ambasadori britanik u dorëhoq nga pozicioni i tij si kryetar i bordit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Këtë veprim duket se e ka ndjekur edhe SHBA që njoftoi dorëheqjen nga bordi. “SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close