Advertisements

Vetëvendosje-Gjilan:Lutfi Haziri krijoi Task Forcën të gjejë zgjidhje për krizën e ujit të pijshëm.Por, çfarë në të vërtetë ka bërë ajo?

Qysh në muajin qershor të këtij viti, qyteti i Gjilanit u ballafaqua me krizën e ujit duke hyrë kështu në gjendje emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo gjendje ka ardhur për shkak të thatësirës që ka mbizotëruar gjatë gjithë muajve të nxehtë të verës.

Ndërkohë, që si rezultat i kësaj gjendje alarmante, kryetari i komunës Lutfi Haziri ka krijuar Task Forcën, e cila ka pasur për obligim të gjejë zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Por, cfarë në të vërtetë ka bërë kjo Task Forcë dhe si ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm gjatë këtyre muajve?

Vazhdimisht në media kemi lexuar apele që kanë ardhë si nga kryetari i komunës si nga akterët e tjerë komunal, duke bërë thirrje për ruajtjen dhe shtimin e kujdesit me konsumimin e ujit të pijshëm. Ndërkohë që pos apeleve, nuk kemi parë as hapa konkret dhe as masa konrete, për ndërmarrjen e veprimeve që e zbusin gjendjen emergjente me ujin e pijshëm në Komunën e Gjilanit.

Fundja, për cfarë është kryetari i Komunës? Për të bërë apele, apo për të vepruar me masa konkrete në këtë drejtim. Dhe tjetra, cila është puna e Task Forcës, të cilët realisht deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim konkret, pos që kanë mbajtur disa takime sa për sy e faqe.

Takimi i parë i Task Forcës së gjerë është mbajtur më 26 qershor. Ky takim është organizuar nga zyra e kryetarit të komunës  dhe në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona. Ky takim ku është dashur të diskutohet për planin e veprimit në mënyrë  që kriza të arrijë të menaxhohet me sukses dhe qytetarët të kenë furnizim të rregullt me ujë të  pijshëm, ka sjellë dy konkluzione dhe një faturë të majme që është dashur të paguhet në fund.

Konkluzionet që kanë dalë nga ky takim kanë qenë:

  1. Janë caktuar afatet e punës për zgjidhjen emergjente të problemit dhe është kërkuar që puna të kryhet brenda afateve të caktuaraa
  2. Të gjendet një zgjidhje afatgjate e ujit të pijshëm

Ndërkohë, një fakt qesharak që vjenë si rezultat i këtij takimi, është konkluzioni që është nxjerrë nga përfaqësues të sektorit të ujërave që funksionon në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit  Ekonomik, të cilët  kanë kërkuar që të ndërmerren masa për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm, së pari për institucionet, e pastaj për qytetarët.

Kjo është absurde! Si mund të anashkalohen qytetarët dhe nevojat e tyre, e të gjendet zgjidhje së pari për institucionet. Kjo Task Forcë, e cila ka pasur një plan veprimi për menaxhimin e situatës, pos paraqitjeve mediatike, nuk ka rezultu me asnjë aktivitet efektiv, ndërkohë që gjendja me ujin e pijshëm vetëm sa ka shkuar duke u përkeqësuar.

Zgjidhja e krizës ekziston. Mjafton që kryetari i komunës të tërheqë nga fondi i emergjencave mjetet e nevojshme që nevojiten për hapjen e puseve dhe funksionalizimin e atyre ekzistente. Nëse kjo do të ndodhte, qytetarët nuk do të ballafaqoheshin sot me mungesën e ujit të pijshëm, e as me reduktimet e vazhdueshme, të cilat në disa lagje zgjasin edhe deri në një javë.

Sipas veprimeve të ndërmarra deri më sot, është bërë vetëm inspektimi i keqpërdorimit të ujit si dhe inspektimi i kycjeve ilegale që kanë vazhduar të ndodhin pavarësisht situatës. Asnjë rezultat praktik efektiv nuk është arritur. Përkundrazi, sipas të dhënave që i kemi nga burime zyrtare, nëse bëjmë krahasimin e periudhës së njejtë me atë të vitit të kaluar, i bie që shumë më shumë është shpenzuar ujë këtë vit, edhepse kemi qenë në gjendje krize gjatë gjithë kohës.

Prandaj, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, kërkojmë nga menaxhmenti që të marrin masa adekuate, parandaluese. Në vetëm dimë që duke filluar prej kryetarit, e të tjerëve përfaqësues institucional që janë të përfshirë në këtë mes, e kanë shfrytëzuar rastin të promovohen në fatkeqësi. Me apele të njëpasnjëshme dhe pa masa konkrete efikase, e kanë kaluar qershorin, korrikun, po e kalojnë edhe gushtin dhe as edhe një pus i vetëm nuk është hapur që sadopak do të ndikonte në lehtësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga kompetentët përgjegjës, që sipas përgjegjësive, kompetencave dhe mundësive përkatëse ti ndërmarrin urgjentisht veprimet e duhura dhe efektive për sanimin e situatës së krizës së krijuar si dhe të ndërmarrin veprimet e duhura afatmesme preventive për të penguar përsëritjen e situatave të krizave të furnizimit me ujë. Sepse e dijmë faktin që Komuna e Gjilanit ka deficit të madh të kapaciteteve të rezervave të ujit për pije, vetëm duhet plan konkret i veprimit dhe masa adekuate.

//LVV ,qendra Gjilan

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close