Reagon kryeministri, Rama:Barbari i cili goditi miqtë spanjollë na turpëroi të gjithëve

Një ditë pas sulmit ndaj turistëve spanjollë nga pronari i një lokali në Borsh reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Shefi i qeverisë e quajti barbar pronarin e lokalit, ndërsa uroi që ai të mos i shpëtojë drejtësisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se i ka kërkuar falje turistëve dhe se ata do të rikthehen përsëri në Shqipëri.

Reagimi i Edi Ramës:

Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close