Urës së Drinit,e vetmja që lidh dy anët e Rrugës se Kombit i duhet ndërhyrje urgjente

Ndërtuar në mesin e viteve ‘70, kur u përmbyt Kukësi i vjetër e me kapacitet bartës 24 tonë. Më se e mjaftueshme për kohën dhe lëvizjet e asaj periudhe. Por askush s’do ta mendonte një ngarkesë të tillë e fluks pas 45 vitesh.

Ura e Drinit, e vetmja që lidh dy anët e Rrugës se Kombit prej 10 vitesh përballon një fluks të jashtëzakonshëm dhe kapacitet tej parashikimeve e fuqisë bartëse që ka.

Duhej një ndërhyrje urgjente për të rritur sigurinë e saj, jo vetëm për shkak të udhëzimeve që u dhanë pas shembjes së urës në Genova vitin e kaluar, por për shkak se është rritur shkalla e amortizimit të saj.

Kompania sipërmarrëse po merret me përforcimet me hekur e beton arme në dy anët e saj e më pas është menduar ndërhyrje edhe në trupin dhe akset e urës. Mbi urën rreth 250 metra kalojnë njëherësh dhjetë apo pesëmbëdhjetë trailera dhe mjete të transportit të rëndë rreth 60 tonë secila.

Dridhjet që përftohen gjatë trafikut janë të frikshme ndaj po mendohet t’i jepet një zgjidhje provizore deri në ndërtimin e urës së madhe përbri saj, punimet e së cilës nisen pak muaj më parë e do zgjasin deri ne vitin 2021.

Por deri atëherë problemet e sigurisë me këtë fluks e lëvizje, duket se do jenë evidente. Ura e Kukësit ishte ndër veprat e mëdha që u ndërtuan pas hidrocentralit në Kukës me një lartësi deri në 63 metra.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close