Advertisements

Trump konfirmon se do t’i pëlqente të blente Grënlandën

ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot qëllimet e tij për të blerë Grënlandën nga Danimarka, një mundësi të cilën e cilësoi si një transaksion të madh të pasurisë së patundshme, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një prioritet të SHBA-së.

“Kjo është diçka për të cilën kemi folur”, deklaroi Trump para gazetarëve.

“U shfaq si ide dhe thashë se në aspektin strategjik, sigurisht që është interesante dhe se ne jemi të interesuar, por duhet të flasim me Danimarkën”, vazhdoi presidenti, duke theksuar se ky nuk është një prioritet për qeverinë e tij.

E përditshmja ekonomike, “The Wall Street Journal” kishte shkruar të enjten se presidenti amerikan para se t’i futej politikës, ishte shprehur shpesh herë i interesuar për blerjen e këtij territori që numëron rreth 56 000 banorë dhe kishte folur për këtë edhe me këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close