Advertisements

Në Kukaj të Prishtinës ,po vazhdon Etno Fest,600 vizitorë në ditë

Në fshatin e bukur Kukaj të Prishtinës, për ditën e tretë me radhë po vazhdon edicioni i nëntë të Festivalit Etno Fest, i cili promovon vlerat e mirëfillta të artit dhe kulturës tradicionale dhe moderne.

Vizitorët kanë pasur mundësi të shohin  11 ekspozita, tri etnografike dhe tetë të arteve pamore, punime artizanale e atelie të skulptorëve.

Drejtori artistik i Etno Fest, Ilaz Hysaj tha për KosovaPress se ky festival është një aktivitet i gjerë, i cili ka për qëllim promovimin e arteve dhe kulturës  tradicionale. Ai ka treguar për aktivitetet që do të përfshihen gjatë edicionit të sivjetmë.

“Kemi shumë ekspozita të arteve pamore, ekspozita etnografike, kemi shumë pjesë të teatrit dhe performanca të ndryshme. Atelie demonstrative, zeje të vjetra dhe artizanale, kulinari tradicionale. Dhe shumë aktivitete të tjera, që në një formë apo tjetrën e prezantojnë në një mënyrë gjithëpërfshirëse  traditën, kulturën tonë të vjetër që po rrezikon  të zhbëhet ose të zhduket”, tha Hysaj.

Në mbrëmje, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen “Karrika” të regjisorit Astrit Bytyqi,  performancën e baladës Muja e Halili dhe program argëtues.

Hysaj tha se është shumë i kënaqur me numrin e vizitorëve në këtë edicion.

Temë qendrore e Etno Fest sivjet është shtëpia tradicionale e shqiptarëve. Ky festival ka nisur më datën 20 gusht dhe do të përfundojë më 25 gusht. /Rtklive

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close