Advertisements

Pritje të gjata e makth në Merdare

Vendkalimi kufitar me Serbinë në Merdar është shndërruar në një makth të vërtetë për mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar në Merdar janë shkaktuar kolona të gjata automjetesh me mërgimtarët tanë që po presin për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Pritjet për ta kaluar kufirin janë deri në gjashtë orë, kurse kolona e automjeteve arrin në 1,300 metra, raporton Telegrafi.

Pritje për ta kaluar kufirin me Serbinë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, ku po pritet mbi dy orë për ta kaluar kufirin. Ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë në 400 metra.

Ndërsa në vendkalimin kufitar në Jarnije, po pritet deri në 90 minuta për të hyrë në Serbi.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close