Advertisements

Qveria në dorëheqje,ka apo s’ka kompetenca?

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka treguar se cilat janë kompetencat dhe si duhet të funksionojë qeveria e dorëhequr. Ramush Haradinaj pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, iu drejtua Kushtetueses për të interpretuar dorëheqjen e tij, por gjykata ende nuk ka dhënë përgjigje, diçka për të cilën, njohës të Kushtetutës po thonë se është e paarsyeshme.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, thotë se kjo qeveri është e rënë nga detyra dhe kompetencat ligjore e kushtetuese. Ai sqaron se krejt çka mund të bëjë ky kabinet qeveritar është të kryejë detyrat administrative e teknike, dhe në asnjë mënyrë të marrë vendime apo të mblidhet. Edhe pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi morë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, ai është paraqitur përsëri në zyrën e tij, njëjtë sikur vartësit e tij dhe i tërë kabineti qeveritar, të cilat kanë vazhduar punën.

Madje Haradinaj më 26 korrik kishte thirrur edhe mbledhjen e rregullt të Qeverisë, por pastaj iu kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas atij veprimi. Por Kushtetuesja ende nuk ka kthyer përgjigje, e kjo sipas profesorit Baraliu është e pajustifikueshme. Ai thotë se është irracionale që Gjykata Kushtetuese të mbajë pezull kaq gjatë një institucion të rëndësishëm siç është Qeveria. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 95, pika 5 thuhet se “Nëse Kryeministri jep dorëheqje, ose për arsye të tjera, posti i tij mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u kishte kërkuar një emër për mandatar koalicionit qeverisës, por Kadri Veseli, në emër të koalicionit kishte deklaruar që duan zgjedhje të reja. Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, dje ka mbajtur seancën e fundit, ku deputetët kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të jashtëzakonshme, datën e së cilave pritet ta bëjë të ditur presidenti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close