Advertisements

Agjencia e Statistikave të Kosovës:Janë mbi 38 mijë persona që përfituan nga skema për veteranët e luftës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM2 2019.

Sipas ASK-së, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 052 përfitues.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 767 familje me gjithsej 100 995 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 124 familje.

Ndërkaq nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129 267 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 513 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 932 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues;nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 924 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 323 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 105 përfitues.

Në  TM2  2019 janë braktisur 12  fëmijë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close