Advertisements

Aleksandëri I Mollosi ishte daja i Aleksandrit të Madh

shkruan Fahri Xharra

Aleksandëri I i Epirit (370 BC – 331 BC ) i njohur në histori edhe si Aleksandër Mollosi ( Ἀλέξανδρος ὁ Μολοσσός), ishte mbret i Epirit nga dinastia Aeacide. Si i biri i Neoptolemusit dhe vëllau i Olimpisë, pra ishte daja i Aleksandrit të Madh
Së bashku, Alexandëri (c.370-331): mbret i Mollosëve (350-331) dhe nipi i tij Alexandri I Madh.mbret i Maqedonisë , janë të njohur për sulmin dhe luftën e vitit 334 BC në Itali .

Babai i tij Neoptolomeu, po ashtu mbret i Mollosëve, fisitt më të madh ilir të Epirit, mbretëronte dhe jetonte afër Janinës, sot në Greqi
Neoptolomeu vdiç rreth viteve 360, dhe u zëvendësua nga vëllau i tij Arymbassi.
Alksandër I Mollosi që në moshë të re ishte edukuar në oborrin mbretëror të Filipit II të Maqedonisë, të cilin Filipi e bëri mbret të Epirit pasi e rrëxoi axhën e tij Arymbasin.

Eshtë interesante që në ditën e martesës së Aleksabdër Mollosit,Filipi i II u vra nga Pausania i Orestit.
Në vitin 334 BC. ky e filloi karrierën e pushtimeve në Italinë e kohës kundë disa fiseve vendore Lukanëve dhe Brutëve.Pas fitores kundër tyre, ky e bëri një marreveshje me romaket, ku nga Lukanët e mori Heraklean, dhe nga Bruttet Terinen dhe Sipontin.

Të japim një sqarim, të gjitha këto luftëra ishin në mes të pasardhësve të pellazgëve.

Aleksandri i Mollosëve e pagoi shtrenjtë këto fitore pasi që u vra nga të vetet.duke kaluar një lum afër Padosias.

Fahri Xharra,11.08.19
Gjakovë
Referencat
– Hammond, N. G. L., Philip of Macedon, Baltimore: The Johns Hopkins University Press, 1994
– Ellis, J. R., Philip II and Macedonian Imperialism, Thames and Hudson,
Librat mund të shkarkohen nga interneti, falas

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close