Advertisements

Armët “apokaliptike” të Rusisë dhe dështimi i tyre, një ambis i ri për Kremlinin apo për botën?!!

Një shpërthim, u njoftua dhe papritmas u anulua evakuimi i një fshati, pesë ekspertë bërthamorë të vdekur dhe disa gjurmë të jodit radioaktiv në ajër mbi bregdetin verior të Norvegjisë -duket kjo është gjithçka që dihrt se për përpjekjen e fundit të pasuksesshme të Rusisë për të provuar raketën e saj të re “Burevestnik” “, i quajtur” SSC-X-9 Skyfall” në Perëndim , raporton CNN.

Analistët as që e dinë vërtet se çfarë është “Burevestnik”, por ata mendojnë se është një lloj rakete kryqzore që ka një reaktor bërthamor.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se raketa ka një shtrirje të pakufizuar dhe mund të tejkalojë të gjitha pajisjet e mbrojtjes ajrore të Shteteve të Bashkuara. Por prova e këtij muaji nuk e tregoi këtë dhe kjo nuk ishte hera e parë.

Por niveli i lartë i rrezatimit në atë zonë, i cili potencialisht mund të arrijë deri në Norvegji, i jep besim kësaj teorie edhe pse zëdhënësi i Putinit, Peskov, nuk ka pranuar të konfirmojë spekulimet e përhapura ndërkombëtare se një raketë me energji bërthamore ishte përfshirë në përplasje.
Problemi kryesor me këtë raketë të etiketuar si “9M370” ose “SSC-x-9 Skyfall” – siç e quan NATO, është auspufi, sepse reaktori bërthamor nuk mund të përdoret për të çuar një raketë pa e kthyer atë në një “bombë të ndyrë me krahë”.

“është me të vërtetë një armë apokaliptike,” tha Dr Mark Galeoti, nga Instituti Ushtarak Britanik për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

“Ajo nuk mund të përdoret në asgjë tjetër përveç në një lufte bërthamore në shkallë të gjerë. është një raketë kryqëzuese që mund të fluturojë në ajër për një kohë të gjatë, dhe lëshon derdhje radioaktive përderisa fluturon.”

Edhe SHBA patën një program të ngjashëm gjatë viteve 1960, të quajtur “Projekti Pluton” i cili u braktis sepse ata e konsideruan atë shumë të rrezikshëm.
Kur Putini njoftoi solemnisht ekzistencën e asaj rakete në Mars të vitit 2018, ai theksoi gamën e saj të pakufizuar: që ajo mund të fluturonte nëpër botë shumë herë dhe pastaj të sulmonte objektivin e saj më vete nga një kënd i papritur, ndoshta edhe me ditë pas lëshimit.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CNN-it se raketa është testuar disa herë, por asnjëherë plotësisht me sukses. Sa larg ka shkuar ai projekt dhe sa i madh është kjo ngecje vetëm mund të spekulohet.
Kremlini ka pasur një numër incidentesh dhe dështime në testime vetëm gjatë muajit të kaluar dhe në fillim të korrikut.

Andrei Kortunov, drejtori i përgjithshëm i Këshillit për punë Ndërkombëtare të Rusisë, tha se “nëse shikohet gjendja e tanishme , buxheti i mbrojtjes i Federatës Ruse arriti kulmin në vitin 2016”, prej nga shkon vetëm duke u zvogëluar.

“Pra, në thelb,nga ushtria dhe sektori i mbrojtjes po kërkohet të bëjnë më shumë për më pak para,” shtoi ai, “dhe kjo mund të jetë një burim tensioni. Ndoshta disa nga këto aksidente janë pjesë e çmimit që ushtria duhet të paguajë sepse ka relativisht modest buxhetin, ndërsa ambiciet e mëdha, “raportoi CNN.

Shtrohet pyetja a është kjo një fryerje e gjendjes së vërtetë në armatimin rus,jalët e mëdha për projekte të mëdha të cilat dështojnë por janë pjesë e Luftës së re të ftohtë,të cilën një herë e pat fituar Amerika e Reganit.A po e dërgon Trump serish Rusinë në një garë të re e cila do ta shpërbënte këtë Rusi të madhe siç e njohim ne?

//Përgatirur nga Xh.A./Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close