Advertisements

Braçe ia thotë Bashës: Je goja e “oligarkëve” kundër ligjit”

ATSH – I. Vata/ – “Lulzim Basha kundër antiinformalitetit është lajm i vjetër”, deklaron zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa thekson se te asnjë biznes i vogël nuk ka patur tatimor.

“Nuk kisha pikë dyshimi! Por kam dyshimin e fortë se ky është pjesë e biznesit permanent të interesave të pista! Të jesh kundër Qeverisë është njëra anë! Të gënjesh është ADN e tij!”, shton në vijim Braçe.

Duke iu referuar deklaratës së një ditë më parë të kryetari të PD-së, Braçe, shton se “Basha tha dje se qeveria i është sulur biznesit të vogël dhe po e grabit! Gënjeu! E sfidoj të nxjerre një biznes të vogël ku kanë qene inspektoret e tatimeve! Një!”.

Braçe shton se nuk ka asnjë biznes të vogël që kanë qenë tatimore.

“Nuk ka! Po atëherë pse gënjen publikisht, Lulzim Basha? Dua ta pyes po publikisht dhe dua përgjigje të tille publike; Kush është biznes i vogël Taiwani, Sheratoni, Rogneri, Tirana, Plaza? Kush është biznes i vogël? Dy Luanet në Linzë, Shisha e Narcos në lagjen tënde, kompleksi Favola tek gjiu juaj i Lalëzit, shitorja e madhe e restoranti tek ish- blloku i ju bosëve Laguna Blu; Kush është biznes i vogel Spar-i? Apo është biznes i vogël kjo njësia e vërtetuar këtu me letra në Green Coast ne Palase?Po Havana në Dhërmi biznes i vogël është? Po Folie në Tirane, Folie e Solei ne Jale biznes i vogël janë? Po Morina Palace, Belle Vue, Ideal, Rexhina e Tragjasi, biznese të vogla janë? Po tregu i karburanteve i vogël është?Të vëgjel të duken Pirro Bare, Elda, Kastrati, Gega, Bolv Oil?”, shprehet Braçe, duke i kërkuar përgjigje Bashës.

Po ashtu, Braçe, shton: “përgjigju Lulzim! Përgjigju e thuaj çfarë interesash ke, publike apo private, të ligjshëm apo korruptiv?”.

“A e mban mend atë tipin qe e shqove nëpër portale si kryetarin e partisë tende në qytetin e Elbasanit?Jo atë me hotel, atë tjetrin me stacion karburanti?Na ndihmoi pa fund; Prej përfshirjes së tij zbuluam gjithë skemën kriminale në karburante me manipulimin e kasave fiskale prej 6 vitesh!Po plumbosim çdo kase në regjim automatik Lulzim! Po ndalëm te të them qe ti e di fort mirë që këta s’janë të vegjël! Ti, je goja e “oligarkëve” kundër ligjit! Dyshoj që e bën për interesa private korruptive Lulzim!”, shprehet ai.

Në fund, Braçe i drejtohet biznesit që të mos bëhet pre e politikës, por të pres kuponin dhe të respektojë ligjin.

“Dy thirrje kam per sipërmarrësit: E para, mos tentoni politikën, mos paguani për të!Ju kushton shumë më shtrenjte se të prisni fature e kupon e të jeni të ligjshëm! E dyta, nuk ishte fushata e javës! Jemi prej mëngjesit kudo sërish për ligjin e ligjshmërinë; Ku është vërtetuar rasti i parë pa fature e kupon, ndëshkuar me gjobë, i dyti sjell mbylljen”, shprehet Braçe ndërsa ka publikuar edhe dokumentet për bizneset e penalizuara.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close