Advertisements

Çdo gjë gati për nisjen e “Hardh Fest”

Një nga manifestimet më të rëndësishme sot në Kosovë, e që ka qëllim promovimin e kulturës dhe traditës vendore, festivali “Hardh Fest” vjen sivjet në muajin gusht. Me aktivitete të shumta, për tre ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji.

“Konaku” i Rahovecit pritet të jetë plot vizitorë të cilët do të mund të mësojnë më shumë për vreshtarinë edhe do të shijojnë muzikë nga performues të ndryshëm botëror, përcjellur me lojëra e aktivitete të shumta, që tashmë janë tradicionale në festivalin e vjeljes së rrushit.

Hardh Fest, organizim që mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, synon promovimin e rajoneve vreshtarë të Kosovës.

Sivjet, në edicionin e 18 si festival i vjeljes së rrushit, dhe të pestin si i brenduar Hardh Fest, mbahet në muajin gusht, meqë organizatorët kanë pasur shumë kërkesa nga bashkatdhetarët që festivali të jetë në këtë periudhë.

Festivalin e përkrahin shumë prodhues vendor, në mesin e tyre edhe Bodrumi familjar “Daka Wine”.

Në kohën e mbajtjes së këtij festivali, Rahoveci merr pamje tjetër, i mbushur me turistë, ky vend mirëpret të gjithë ata që duan të njihen me Rahovecin dhe të veçantat e tij.

Në mesin e hapësirave me monumente historike e fetare, në Rahovec takon edhe tolerancën ndërfetare, përveç pamjes së bukur të vreshtave të cilët varësisht prej stinës, marrin pamje tjetër.

E më së lehti krejt këto i mëson nëse e viziton Rahovecin në kohën e mbajtjes së Hardh Fest, festival që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, e që sivjet organizohet nën moton “Një gotë’ për mot”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close