Advertisements

Daçiqi sërish flet me gjuhen e Millosheviqit: “Armiq më të mëdhenj se Clintoni dhe Albright nuk do të kemi”

Ministri i jashtëm i Serbisë gjithnjë e më shumë po tregon fytyren e tij prej një ekstremisti nacionalist serb i cili haptas po lë lëkuren e një demokrati të rrejshëm siç paraqitej dhe po nxjerr në pah veten e tij si një pinjoll i denjë millosheviqian antiperëndimor.

Ai në një prononcim të tij tha se populli serb me siguri nuk do të ketë “armiq më të mëdhenj” sesa Bill Clinton dhe Madeleine Albright.

Ai e tha këtë kur u vlerësua deklarimi i tij si pamaturi diplomatike ku tha se “serbët do të votonin Trumpin”.

“Sikur që demokratët në epokën e dinastisë Clinton e trajtuan popullin tonë, ne e ndjemë mirë në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata zgjodhën ta bënin Serbinë armikun e tyre, jo ne,” tha Daçiç për Vecernje Novosti.
Ai e tha këtë pas vlerësimit të ekspertit amerikan për Ballkanin Daniel Serwer, i cili tha se “nuk është një vendim i mençur i Daçiqit të organizojë mbështetjen e emigrantëve serbë ndaj Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme të SHBA”.

Daçiq tha se ishte i befasuar që “Serweri dëshironte të pezullonte të drejtën e gëzuar nga shqiptarët në SH.B.A. për serbët që jetojnë atje.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close