Advertisements

Enver Hoxhaj,i reagon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të gjeneralit të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili tha se Rusia do të vazhdojë ta përkrahë vendin e tij si partner strategjik.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Serbisë ,Mojsiloviq me gjeneralë rusë, nga Moska “analizojnë situatën në Kosovë”

“Kemi përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë se si të veprojmë lidhur me çështjen e Kosovës. Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, tha Mojsilloviq gjatë vizitës zyrtare në Moskë.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Hoxhaj në Twitter, duke thënë se mesazhet dhe kërcënimet serbe ndaj Kosovës janë gjithnjë e më të shpeshta.

“Mesazhet dhe kërcënimet e forta nga ana e Serbisë janë duke u bërë çdo herë e më të shpeshta. Sot, gjenerali Mojsilloviq ka deklaruar se kanë përkrahjen e Rusisë sa i përket Kosovës. Çfarë duan ata? Të sfidojnë NATO-n, ushtarët e KFOR-it. Kaq nga Serbia “evropiane”, shkruan Hoxhaj në llogarinë e tij.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close