Advertisements

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Lajmin e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna.

Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marr por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marr sot, kur do të del nga burgu nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qendron Tomori.”

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.”

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close