Advertisements

FILMI “LION KING”, REKORD ARKËTIMESH

Prodhimi më i fundit i Disney-t, “Lion King” thyen rekordet. Vetëm 24 ditë pas premierës botërore, filmi ka siguruar fitime në rang global prej 1.334 miliardë dollar, vetëm nga shitja e biletave në kinema.

Në vetëm 3 javë, riprodhimi modern i “Lion King” ka tejkaluar të ardhurat e filmit “Beauty and the Beast” apo të filmit të animuar “Frozen”.

Edhe pse tërësisht i animuar, Lion King është pëlqyer në të gjithë botën edhe nga të rriturit, që e shohin edhe si një film me aksion apo si një dokumentar të Disney dedikuar natyrës. “Mbreti Luan” ka tejkaluar me fitimet e siguruara edhe suksesin e “Jurasic Park”, “Star Wars” dhe “Harry Potter” duke u shndërruar në “musical” më të madh të të gjitha kohërave.

“Lion King” u realizua përherë të parë në vitin 1994 nga studiot e Disney. Ai fitoi 2 çmime Oskar dhe 22 çmime të tjera ndërkombëtare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close