Advertisements

Foli, Lutfi Haziri pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë (LDK)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të partisë për mandatin e tretë.

Haziri tha se Fatmir Sejdiu nuk e ka pasur mbështetjen për konfirmimin e kandidaturës.

Më tutje, Haziri është shprehur se ka qenë iniciator i marrëveshjes dhe sipas tij deklarata e Sejdiut dhe Tërmkollit janë çështje e vlerësimit të tyre.

“Votat në demokraci nuk falen”, është shprehur ai kur është pyetur nëse procesi zgjedhor i LDK-ës ka qenë demokratik.

“Presidenti Sejdiu nuk e  pati mbështetjen për konfirmim të kandidaturës, e pati fjalën e tij të rastit edhe falënderimin edhe kërkesën. Natyrisht tani kemi zgjedhjet për kryesinë, komisionet staturore dhe të tjera. Unë jam i lumtur që në marrëveshjen e propozuar e kanë pranuar të gjithë, përveç 2 kandidatëve. Duke qenë propozuar dhe iniciator i marrëveshjes, ndihem i lumtur për këtë punë të përbashkët. Janë çështje dhe vlerësim i tyre, por unë kërkoj të ketë respekt dhe kualifikimet të jenë më ndryshe. Nuk ka rëndësi, në demokraci votat nuk falen, nëse kërkohet vota, vota nuk falet dhe nëse vota nuk jepet nuk do të thotë se procesi nuk është demokratik”, tha Haziri para mediave.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close