Advertisements

Gabimet që mund t’i bëni kur zgjoheni në mëngjes

Duhet të kuptoni që momenti kur zgjohemi është edhe më i rëndësishmi gjatë ditës, ndaj duhet bërë në një mënyrë që të mos keni asnjë shqetësim më vonë.

Pa dashur ne bëjmë disa veprime që kontribuojnë negativisht në energjinë tonë të ditës, ndaj dhe duhet t’i ndaloni sapo të kuptoni që ato shtojnë dhembjen e kokës.

Më poshtë do t’ju tregojmë tre gabime të zakonshme që nëse edhe ju i bëni, duhet t’i eliminoni menjëherë.

Shtyrja e alarmit

Nëse ju mendoni se ato pesë apo 10 minuta që e shtyni alarmin do t’ju bëjnë që të ngopeni me gjumë, në fakt nuk është aspak kështu. Në momentin që nisni të flini sërish, do t’ju zërë një gjumë i thellë dhe sapo të vijë ky moment zilja do të bjerë sërish, çka do t’ju japë një ndjesi tronditjeje dhe nuk është aspak mirë për shëndetin e zemrës tuaj.

Kontrolli i email-it, gjëja e parë që bëni?

Mos u fusni direkt në gjendjen e punës, shkruan blitz.al. Largohuni nga kontrolli i email-it sepse do t’ju “prezantojë” me stresin që në mëngjes dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë as për ditën tuaj dhe as për shëndetin.

Konsumimi i kafesë duke u veshur

Nëse jeni me nxitim, më mirë lëreni konsumimin e kafesë për një moment më vonë, sepse në rast se konsumoni kafe duke u veshur apo duke bërë diçka gati, shtohet hormoni i stresit dhe në vend që të shtoni energjinë tuaj, në fakt stresoheni edhe më shumë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close