Advertisements

Gani Geci sërish në LDK!

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Geci ka thënë se LDK po i përmirëson gabimet e veta dhe po e bashkon elektoratin e vet.

Në këtë postim ai ka shpërndarë një fotografi ku shihet ulur ndërmjet Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ai po ashtu ka thënë se do ta përkrah Isa Mustafën si kryetar të rizgjedhur dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë Gani Geci shumë kohë para këtij kuvendi kam thënë se do ta mbështes cilin do kryetar qe do ta zgjedh kuvendi i IX-të i LDK-së, pra kushdo që fiton garen do ta uroj”, është shprehur ai.

“Vjosa Osmani ka arritur të bëhet anëtare e Bordit të Bankës Botërore pa ndihmen e askujt. Une do ta mbështes me gjithë fuqinë time dhe të familjes sime LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS”, ka pohuar ai më tutje.

Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe partitë e tjera, duke i cilësuar si “parti të gazit lotsjellës” dhe si “parti të vrasjeve”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close