Advertisements

Grupi për studime,GLPS:Ursula von der Leyen presidentja më e favorshmja e Parlamentit Europian për Kosovën

Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Parlamenti Evropian asnjëherë nuk ka pasur një president më të favorshëm për Kosovën sesa emërimi i Ursula von der Leyen në këtë pozitë.

Kështu të paktën thuhej në prezantimin e raportit e GLSP-së “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”.

Ndërsa, sipas këtij raporti efektet e nominimit të Josep Borrell në pozitën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurinë në dialogun Kosovë-Serbia, ende janë të paqarta dhe duhet subjekt i një diskutimi të kujdesshëm.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha ka thënë se emërimi i Ursula von der Leyer si presidente e Parlamentit Evropian është pozitivë për Kosovës, prandaj lidershipi i Kosovës duhet të forcojë partneritetin që ka me Gjermanin dhe Francën.

Ajo tha se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor mbetet temë e nxehtë në mesin e zyrtarëve evropian, derisa Leyen e ka shprehur mbështetjen e saj për të rritur marrëdhëniet në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Sipas GLPS-ës, presidentja e sapozgjedhur e Parlamentit Evropian do ridizajnojë “Parimin Regat”, në mënyrë që mos t’i  lejojë Serbisë ecje të konsiderueshme përpara në integrim pa u zgjidhur plotësisht perspektivat evropiane e Kosovës dhe pa fituar Kosova statusin e kandidatit.

Kurse, Përparim Kryeziu nga GLSP i cili foli për efektet e Josep Borrell në pozitën e përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, tha se shqetësimi kryesor për Kosovën mund të jetë se Borrell vjen nga Spanja, shtet ky i cili nuk e ka njohur Kosovën.

Por në anën tjetër, Kryeziu tha se Borrell pritet të mbaj një pozicion neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, motivi i Borrell për të ndërmjetësuar një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë është për t’i treguar Katalonisë se nuk duhet ta marrë shembull Kosovën për të kërkuar pavarësinë e saj.

Kryeziu tha se përkundër që Borrell pritet të ketë qasje neutrale ndaj Kosovës, liderët kosovarë duhet të jenë të gatshëm për një skenar tjetër.

GLPS konsideron se në rastin e Kosovës është shumë e rëndësishme të analizohet përbërja e koalicionit të madh në Parlamentin Evropian, grupet kryesore politike dhe përbërja e tyre partiake, si dhe të analizohen implikimet e emërimit të Presidentes së Komisionit Evropian dhe të përfaqësuesit të lartë të BE-së për punë të Jashtme dhe Politikë së Sigurisë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close