Advertisements

Indiferentizmi institucional ndaj vrasjes së emigrantëve shqiptar në Greqi


Nga:Isuf B.Bajrami

Greqia është vendi i vetëm në botë ku nuk e penalizonë vrasësin që synon të shfaros fizikisht dhe moralisht emigrantin, në një kohë kur ligji bazohet në kriterin racist. Torturat dhe poshtërimet, vrasjet në kufi dhe kudo, izolimet në kampet e përqendrimit jo vetëm që nuk ndëshkohen por fatkeqësisht shpërblehen profesionalisht.

Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjellë njerëzimit. Vrasja e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një rastësi për shtetin grek, nuk mund të ketë ndonjë justifikim dhe të papërgjegjshme, pasi viktimat janë vetëm shqiptarë. Viktima që nuk janë të mpleksur me ligjin vendas, por të mpleksur përball një politike të tej gabuar nacionaliste dhe raciste, që po ndiqet nga shteti helen, në vendin ku lindi demokracia.

Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek emigrantët të ashtuquajtur “emigrantë të brezit të parë”. Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve.

Nga ana praktike në këtë vend, racizmi ka shkaktuar dëm njerëzore në marrjen e jetës së emigrantëve, por nga ana tjetër ai ka ndikuar në ndarjen e shoqërisë vendase me komunitetet e huaja. Sot racizmi shfaqet me tepër se kurrë në aspektin social,në dallimin e race, feje etj. Në krahasim me vendet e tjera të BE-së për vrasjet kundra emigrantëve, ky vend zë vendin parë.

Fatkeqësisht mentalitetet nacionaliste dhe ato ndoshta ekstremiste ekzistojnë akoma edhe në Parlamentin grek, gjë që përbën një shqetësim konkret.

Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht vrasjet nga policia dhe qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në modë policore.

Ligji i luftës u rri si shpata e Domokleut mbi kokë marrëdhënieve shqiptaro-greke, po njëkohësisht ky ligj duket sikur ndikon edhe në emigracionin shqiptar në Greqi.

Ky fenomen më shumë se kurrë prek vendet e Ballkanit. Edhe pse njerëzimi po jeton në shekullin e XXI–të, këto vende janë të mbërthyera nga ky fenomen tepër negativ.

Heshtja shumë vjeçare e dy vendeve përball kësaj masakre, nuk mund të justifikojë indiferentizmin e politikës shqiptare, të Avokatit të Popullit si dhe prokurorisë. Komuniteti shqiptar e ka paguar emigracionin në Greqi me gjak më shumë se çdo komb tjetër.

Mungesa e politikës për emigracionin në dëm të emigrantëve në përgjithësi, pa dallim moshe kombi apo besimi fetar, përbën një veprim politik për këtë emigracion, nga dhe ku varen fatet e të qindra e mijërave familjeve emigrantë ekonomik. Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e kuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Nuk mund të pajtohemi me parimin, të harrojmë ato çfarë ndodhën, në një kohë kur dikush i mungon familjes së tij. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje.

Në pritje nga familjarët e viktimave mbetet se kur do të hapen dosjet e krimeve të kryera kundra emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shkeljet e ligjeve në Greqi. Hapja e dosjeve dhe hetimi i tyre do të zbardhë të gjithë të vërtetën e këtyre vrasjeve, pasi këtë gjë e kërkon edhe dhimbja e familjeve shqiptare me pyetjen: përse u vranë?…

Këto vrasje përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe duhen të sillen para drejtësisë, po të kuptojmë dhimbjen e të afërme të tyre. Po kush më mirë se të afërmit e viktimave e kupton këtë dhimbje?

Nuk është e rastit që për shumë vite në krye të Ministrisë së Rendit në Greqinë Demokratike të jenë vendosur në krye të saj, ministra me ideologji nacionaliste dhe ekstremiste kundrejt të huajve në përgjithësi.

Nuk është e rastit që në këtë vend fqinjë brenda një periudhe të shkurtër të vriten emigrantëve shqiptarë, ku policia mban përgjegjësi për vrasje të kryera, duke filluar që nga fëmijë të moshës 13 vjeçare e deri tek njerëzit e moshuar.

Me ndjenja nacionaliste e antishqiptare ky vend mban rekord për vrasje të emigrantëve shqiptarë. Po deri më sot nga vrasësit asnjë nuk është dënuar.

Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.

Një fakt konkret është se në të gjitha vrasjet e kryera kundra emigrantëve, ambasada shqiptare nuk e ka ngritur asnjëherë zërin e saj , duke bërë një lojë të dyfishtë në një kohë kur mjaftohej vetëm me regjistrimin e viktimës dhe mos kryerjen deri në fund të verifikimit lidhur me vrasjen.

Vrasjet e shumta ndaj emigrantëve në Greqi përbëjnë një krim, që dikush duhet të mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore, duke hedhur pyetjen se, a do të ketë kurajën shteti shqiptar, për t’i kërkuar vendit fqinjë hapjen dosjeve për hetimin e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë?… Kohët e fundit u fol shumë për marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera që ekzistojnë me Greqinë, ndërsa në praktikë qëndron ndryshe, ato janë të cekëta dhe ndoshta të ngrira, por me interesa të mëdha në dëm të popullit tonë. Nga ana tjetër politika e Jashtme ka qenë disa hapa pas opinionit shoqëror lidhur me vrasjet e emigrantëve shqiptar nga policia dhe qytetarët grek. Në përgjithësi preokupimi i shtetit shqiptar ka qenë ZERO… Por shumë gjera Ne i humbëm, sepse nuk i kërkuam, po dhe shumë të tjera po i humbasim, pasi nuk kemi kurajën që t’i kërkojmë edhe kur na takojnë.

Shteti shqiptarë, duhet t’i kërkojë Greqisë me çdo kusht, të fillojë hetimet mbi vrasjet e emigrantëve shqiptarë dhe më pas, për keqtrajtimet dhe torturat ndaj tyre.

 Emigracioni shqiptar përbën dhimbjen e dhimbjeve të shumë nënave dhe motrave shqiptare. Përbën një orguzi për familjet e viktimave dhe një dëshpërim për komunitetin shqiptar, që u vranë dhe masakruan nga policia dhe nga qytetarë grek.

Vendi i Lekës:23.08.2019

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close