Advertisements

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi sot se PD doli përfundimisht jashtë sistemit.

“Bashkitë e fituara nga PD, ikën një nga një dhe përfundimisht PD është jashtë sistemit, si në pushtetin qendror edhe ne atë vendor”, thekson ai.

Po ashtu, Ristani shprehet se objektivat e publikuara nga PD janë të paqarta nga demokratët.

“Ndërkohë PD ka një objektiv të vendosur dhe të shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramën Kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, mundësisht edhe lokale. Objektivin afat shkurtër e kemi, por rrugën se si do e realizojmë dhe mjetet qe do përdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk janë transparente për demokratët”, shprehet ai.

Ristani shton se PD është e pa qartë për mënyrën si duhet të ardhur në pushtet.

“Çdo ditë deklarohet se çdo bëjë PD, pasi të vijë në pushtet dhe vërtet që vetëm PD mund ti bëjë realitet, por si do vi PD në pushtet? Këtë askush nuk di. Duke mos ditur nga do kalojmë, me se do luftojmë, si do organizohemi, kush është përpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat janë aleancat etj etj, elementë të luftës opozitare, që demokratët duhet ti dinë, nuk krijohet kurrë besim në arritjen e objektivit. Pa besim nuk ka kurrë fitore.Ta bisedojmë edhe një herë me demokratet çfarë do bëjmë, si do e bëjmë, me ke do e bëjmë, kur do e bëjmë, të jetë e gjitha transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe me vullnet dhe dëshire, ta bëjmë betejën për Shqipërinë evropiane”, shprehet ai.

Duke cituar shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, Ristani shprehet duhet të dalim nga kjo gropë.

“Shqipëria ndodhet sot ne nivelin me te keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo, ose duhet te dalë me ngut ose do të fundoset përgjithmonë”, shprehet ish-deputeti i PD, duke cituar Kadarenë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close