Advertisements

Kadri Veseli:Tomor Morina së shpejti pranë familjes së tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, së shpejti do kthehet në familjen e tij.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Morina kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit.

Postimi i plotë i Veselit:

Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close