Advertisements

Karter Pajtoi Egjiptin dhe Izraelin,a do t’i pajtojë ,Trump kësaj vjeshte Kosovën dhe Serbinë?

Sipas expertit për Ballkanin perëndimor Din Pinelis ,ka mundësi që në vjeshtën e sivjetme Washingtoni të organizojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë nga Kosova dhe Serbia.

Ai në një shkrim në “Europian Western Ballkans”, shkruan se Presidenti i SHBA Donald Trump mund të thërriste një takim të ngjashëm me atë të organizuar nga ish Presidenti i SHBA Jimmy Carter në 1978, kur u arrit një marrëveshje historike midis Egjiptit dhe Izraelit.

“Nëse Egjipti dhe Izraeli ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje të qëndrueshme pas konflikteve të armatosura dhe armiqësive të zgjatura, atëherë ka shpresë se Serbia dhe Kosova mund të bëjnë të njëjtën gjë,” shkroi Pinelis aty.

“Si kusht, pasi të mblidhet samiti, qeveria e re e Kosovës do të duhet të heqë taksat për produktet serbe, dhe Serbia do të duhej të binte dakord të pezullonte fushatën kundër Kosovës”, tha Pinelis, i cili beson se Trump do të reagojë ashpër nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë një marrëveshje deri në shkurt.

“Pra, kjo është nevoja e Trumpit për një situatë të qartë në Ballkan ndërsa ai përballet me zgjedhjet e vitit 2020. Trumpit nuk i intereson ajo që do të nënshkruajnë Thaçi dhe Vuçiq”, tha Pinels.

Suksesi i samitit, tha ai, do të përfaqësonte një përparim të madh të politikës së jashtme dhe trashëgimi për administratën Trump dhe mund të sjellë paqe të qëndrueshme në Ballkan, të cilën shumica e vendeve do ta mirëpresnin.

Sa do të jetë kjo e realizueshme ,varet edhe nga shpallja e zgjedhjeve të reja në Kosovë,si dhe gjendja politike pas zgjedhore.Nëse do të ketë një fitues të qartë dhe një qeveri kredibile si dhe mundësia tjetër që nga zgjedhjet të mos dalë asnjë subjekt me vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë,dhe me këtë zvarritja për formimin e qeverisë.Ose i krejt ky proces t’i lihet në dorë presidentit Thaçi.Pra nuk varet gjithëçka nga vullneti i administratës së Trumpit por edhe nga diktimet e ardhshme politike.

//Përgatitur nga Xh.Arifi /Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close