Advertisements

KOLEKTIVISHT FAJTORË…


Nga >Shaban Demiraj

Nga vendi më i vogël në Europë, nga vendi i vetëm që ka ngelë pa liberalizim vizash në Europë, nga vendi i cili gjithmonë ishte më i zëshmi në kërkim të liberalizimit të vizave por ende nuk ka dhe nuk do të ket liberalizim njëhere, nga lëndinat e Kosovës, këto ditë, gjithandej nëpër Kosovë, kishim skena të njëjta siq është kjo në këtë foto.

Fajtorë ishin ata që e ndërmorën këtë aksion, fajtorë ishin ata që therën këto kafshë, në vend dhe rrethana skandaloze, fajtorë ishin edhe ata që blenë këtë mish, fajtorë ishin edhe ,,inspektorët e shtetit’’ që nuk ndërmorën asgjë sepse ata ishin shumë të zënë me vetura zyrtare Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj etj, për nevojat e tyre private, por fajtorë ishin edhe të gjithë ata që nuk e denoncuan këtë krim, në kuptimin e plotë të fjalës krim. Çdo njeri e din se qka do të thotë të theren kafshët në temperatura të larta që u afrohen 40 shkallëve, dhe pas tyre lënë ,,një tren mbeturinash’’ të therjeve të kafshëve. Nuk duhen ditë…, mjaftojnë disa orë, në këto temperature përvëluese, dhe ,,aroma’’ e këtyre mbeturinave do të ndjehet nga larg. Këto skena kan të bëjnë më shumë me haram sesa me kurban…!

Më interesantja është se; nga të gjithë ,,këta fajtorë’’ nuk do të dëgjoni diqka tjetër prej tyre përpos një morie ankesash të të gjitha natyrave, të cilat i drejtohen kryesiht shtetit, por të gjithë harrojnë, se ,,ata vet janë shteti’’. Po mendoja… skena të tilla në Kosovë, janë parë nga qindra, në mos mijëra turistë nga Europa qe 20 vite. Tani… kush është fajtori…? Europa apo Kosova…!!!

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close