Advertisements

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli:Për 22 gushtin u pajtuam të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se në takimin e sotëm të Kryesisë kishte vendimmarrje konsensuale për caktimin e 22 gushtit si ditë për shpërndarje të Kuvendit.

“Është vendim që shkon në interes të qytetarëve të vendit. Falënderoj të gjitha grupet parlamentare që iu përgjigjën thirrjes sime për caktim të datës së shpërndarjes së kuvendit që i hapë rrugë presidentit të vendit që të dekretojë pas vendimit tonë edhe datën e zgjedhjeve”, ka thënë Veseli.

“Nga dita e parë e kam thënë se e vetmja e zgjidhje kur ka dilema janë qytetarët – janë zgjedhjet. Nuk janë vetëm opsion por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët. Ky vend ka nevojë për vendosmëri, për hapje të perspektivës për të jetuar në Kosovë. Vendit tonë i duhet edhe mençuri strategjike për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin dhe këto arrihen kur kemi një shtet të zhvilluar, një shtet në luftë të hapur kundër korrupsionit dhe partnerët tanë strategjik”.

“Sot kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë. Tashmë e dimë datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe afërisht edhe datën e zgjedhjeve”, tha Veseli.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close