Advertisements

Kryetarja e KQZ-s Valdete Daka:Të gatshëm për zgjedhje

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, tha edhepse nuk është ky vit zgjedhor, KQZ-ja është e gatshme t`i organizojë ato kurdo që të shpallen

Sipas saj, KQZ-ja është e përgatitur për këtë proces kurdo që zgjedhjet shpallen.

“Ne jemi te gatshëm dhe kurdo që zgjedhjet shpallen ne do t’i organizojmë”, tha Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017, raporton Ekonomia Online.

Florian Dushi nga Këshilli për Çështje Ligjore, ka njoftuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.

“I rekomandon KQZ-së që të aprovoj kërkesën për të njoftuar prokurorinë e shtetit për shkeljet, manipulimet apo abuzimit që janë konstatuar në qendrën e numërimti të rezultateve në 2017”, tha Dushi.

“Subjektet kanë vota ndërsa kandidati jo, kandidati ka vota e subjekti jo, kandidati ka më shumë vota se sa subjekti politik, gjithë kandidatët kanë më shumë vota se sa vetë subjekti politik, këto janë disa nga shkeljet e vërejtura në 2017”, tha ai.

“Prokuroria ka rekomanduar KQZ-në që vendvotimet që kanë pasur dallim pas rinumërimit për mbi 100 vota të mos i asgjësoj fletëvotimet nga zgjedhjet e mbajtura së fundmi herë në komunat e veriut të Kosovës dhe të sillen si dëshmi në organet e drejtësisë, në Prokurorinë e Shtetit”, shtoi ai.

Daka kërkoi që edhe personat që kanë votuar më shumë se njëherë të hetohen sepse ka të tillë.

“Pragu 50% të mospërputhjes së votave dhe zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa për zgjedhjet lokale të 2017 dhe ata që kanë votuar më shumë se njëherë pritet një rekomandim tjetër”.

Gjithashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”; Partinë Euroatlantike të Kosovës  e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close