Advertisements

LDK:Po shqyrtohet koalicioni me Vetëvendosjen,me PDK-në jo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e kryesisë në të cilën është rikonfirmuar se nuk do të kenë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se gjatë kësaj mbledhje kanë rikonfirmuar se si LDK nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në. Ai tha se në takimin e radhës të kryesisë i cili pritet të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se si partia më e madhe u takon pozita e kryeministrit. Mustafa tha se po ashtu se në takimin e radhës të kryesisë do të diskutojnë edhe për mandatarin e tyre për kryeministër. Sipas tij, sot vetëm janë hapur diskutimet për mandatarin, derisa të hënën do të përmbyllet ky diskutim. Ai është pyetur për arsyet që nuk kanë marrë pjesë në këtë takim Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, megjithatë tha se nuk është i sigurt për mospjesëmarrjen e tyre. Sa i përket autorizimit të Mustafës për të biseduar me VV-në, ai tha se gjithçka do të diskutohet dhe miratohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. I pyetur se a do jenë të hapur për partitë e tjera përveç PDK-së, Mustafa tha se aktualisht opsion kanë vetëm Vetëvendosjen.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close