Advertisements

LDK,të hënën vendimi për mandatarin e saj për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë sot vendim për mandatarin e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

Një gjë e tillë është shtyrë për t’u bërë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së re të kësaj partie, e cila pritet të mbahet të hënën në mëngjes.
 Në rast se nuk do të ketë konsensus në kryesi të partisë të hënën për emrin e mandatarit, atëherë votimi do të kalojë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet të nominohet për kandidate për kryeministre.

Zëdhënësi i LDK-së pas mbledhjes theksoi se të hënën do të diskutohet edhe rreth koalicionit me Vetëvendosjen, derisa tha se në mbledhjen e sotme u konfirmua edhe një herë qëndrimi i LDK-së se në asnjë rrethanë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close