Advertisements

LULE E NJOMË E KËPUTUR NGA JETA-SHPRESA KRASNIQI

29. Prill të vitit 1976- 12. Prill të vitit 1999

Erërat e luftes, filluan të fishkëllojn përsëri nëpër drunjët e malit përreth fshatrave kodrinoro-malore të drenices e të rrafshit të Dukagjinit! Ishin këto fishkëllima të cilat i njihin vetëm gjeneratat e vjetra, sepse, të njëjtin fat e kishin përjetuar pak dekada më parë, diku përreth një gjysëm shekulli kohe, ku dihej se vetëm sa kishte ikur tmerri i bishave të tërbuara. Ky fat i rëndë që tronditi miliona njerëz në shtëpitë e veta, pikërishtë aty ku duhej të ndjeheshin në frymëmarrjen e tyre të lirë, dukej se po fillonte të perseritej tmerri i së kaluares, që as historia nuk gjeti vend e hapsirë të mjaftueshme për t’i përshkruar! Po po, tamam si mortajë e zezë u ra mbi kokë armiku, për të treguar se këtu në shtëpitë tona e në Kosoven martire, ata kanë fuqinë për të bërë mizorit e tyre mbi popullin e pa mbrojtur e të paarmatosur, i cili, nuk donte asgjë tjeter pos lirisë për të jetuar e për të marrë frymë shqip, si etërit e paraardhësit e tyre autokton!

Rrënzë bjeshkes, pikërishtë mbi shpatullat e Kosmaçit, shtrihet fshati tipik shqiptarë Negrovci. Në këtë fshatë, u kaliten shumë trima e heronj të luftrave të Drenices, të cilët kaluan nëpër odat e fshatit, ku në to gjithmonë flitej për trimëritë dhe, ku rinia kaliteshin me frymen e ndjenjes për të qënë shqiptarë e i lirë. Kështu, me këtë frymë, edhe duarthatë, ishin të gatshëm të kundërshtojn armikun që ua ndante frymen për epshet e tyre të bastarduara e gjakpirëse.

Për dallim nga shumë të rinjë, këtu do flasim sot për një vajzë kreshnike, e cila nuk deshti në asnjë çastë të ndahej nga vëllezërit e saj shqiptarë, ku në luften për rezistencë pasive apo edhe aktive, të pakten me aq sa kishte në vete, e që nuk ishte shumë për armikun, sepse ajo kishte vetëm shpirtin dhe trupin e saj të njomë, gjë që ishte edhe vlera e vetme më e çmuar që mbante si edhe edhe çdo njeri tjeter, e gatshme për t’u flijuar, vetëm e vetëm se nuk deshti të gjunjëzohej apo t’ju bindej urdhërave të armikut!

Vetëm me mosbindje, por madje edhe kështu mjaftonte që një i ri apo e re, të moshuar si një plak ose një plakë, një invalid apo me të meta fizike, masakrohej nga forcat e tërbuara gjakpirëse. Kështu, të njëjtin fat e përjetoj edhe një e re me prejardhje nga ky fshat i lartëpërmendur, por që jetonte me prindërit e saj me fshatin Klinac të Komunes së Klines, e cila poashtu ishte edhe mbesë e fshatit Korroticë e eper të Komunes së Drenices- Drenasit (Gllogovcit).

Fshati Klinac (dikush e quan Klinavc), sot ka mbi 480 banorë dhe, çuditërishtë në mesin e vet nuk arriti ta përjetësoj pavdekësin e një heroine, e cila ra heroikisht, e patrembur dhe e pamposhtur edhe përkunder breshërit të automatikëve që goditëm pamëshirshëm në lulen e saj të rinisë! Ajo, u shtri ashtu përdhe, e gjakosur, sepse nuk mundi të shikoj dhe të pajtohej me dhunen që i bëhej anëembanë atdheut të saj! Nuk mundi të pajtohej me gjakpirësit kanibalistë të ardhur nga viset e ndryshme të vendeve sllave si: Serbia, rusia dhe vendet e tjera që ishin veshur si edhe shumë herave të tjera në uniformat ushtarake e paraushtarake- të njohura si paramilitarë, të cilët nuk ishin asgjë më shumë e as më pak se sa bisha të klaneve kriminale, të derguara si fallangje të egra vrastare në trojet tona, me një qëllim të caktuar, për të shkatrruar gjithçka që ishte shqiptare!

Shpresa Krasniqi, e lindur me datë 29. Prill të vitit 1976, nga babai Musli Krasniqi dhe e ëma Rabishe Krasniqi- Gollubovci, ra heroikisht në përballje e mosbindje me forcat sërbe, në Fshatin Lugbunarë të Komunes së Gjakoves, vetëm 7 ditë pa i mbushur 23 vjet të jetës së saj, ra për të mos vdekur kurrë me datë 12. Prill të vitit 1999-të! U varros në kushte e mungesë të mëshirës, sepse vetëm breshërit nga plumbat, dhuronin vdekjen e dhunshme në shenjë mëshire…!

Kjo heroinë e pamposhtur, është këputur nga jeta, siç shifet, tamam si “LULE E NJOMË”, ende pa arritur ti japë jetes aromen e saj! Kjo lule, që nuk vyshket më kurrë, mbase e vaditur në gjakun e saj për liri, tani është shtylla e lirisë sonë, ku rinia, motrat dhe vëllezërit e saj shqiptarë (edhe pse ishte vajzë e vetme e hastretit siç thuhet tek ne), mund ta përkujtojn me krenarin më të madhe, sepse ishte nderi dhe rrezja e drites së lirisë, që ky vend të lulëzoj me lule të reja të cilat veq sa ja shtojnë bukurinë këtij vendi, për të cilin ajo u flijua sypatrembur!

Për ta kujtuar dhe nderuar përherë e pa pra, do duhej ti perkushtohemi më shumë, qoftë nga aspekti gjithëpopullor e gjithëkombëtar, poashtu e në veçanti, edhe nga aspekti institucional! Ti përkushtohet një faqe e historisë, do ti shtohej lavdia historisë sonë! Ti ndertohej një lapidar, do të ndjehemi të gjithë të përshendetur nga krahu i saj refuzues ndaj armikut! Ti mbushej përreth një kopshtë me lule, do ndjehej përherë e përkujtuar dhe e freskët si lule që ra nga jeta për të jetuar në pavdekësi, në mesin tonë dhe të të gjithë brezave që vijn pas saj e pas neshë!

“LAVDI”, heroines së pamposhtur Shpresa Krasniqi.

///Ismet Shabani

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close