Advertisements

Ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur Xhuvani

Pas një sëmundjeje të rëndë, ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani. Mësohet se Xhuvani ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Romë. Regjisori dhe producenti i mirënjohur ishte 56 vjeç dhe do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare.

Disa nga titujt më të spikatur të filmave të tij janë “Lindje Perëndim lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat”, “Bardhë e Zi” etj.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve, në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma, ndërsa në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”./TCH

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close