Advertisements

Në ditën e përkujtimit të “Olujës” kundër forcave okupatore serbe ,ministri kroat i mbrojtjes,Krstiçeviq thotë se ushtria kroate është e gatshme për stuhi të tjera

Përderisa Serbia ka derdhur lotët e viktimës së rreme në ditën e përkujtimit të aksionit të njohur në histori si “Oluja/stuhia”,kur ushtria dhe forcat tjera ushtarake të Kroacisë kishin shporrur forcat paraushtarake okupuese serbe dhe kishin çliruar vendin e tyre në vitin 1995,Kroacia ka festuar me të drejtë si Ditë të madhe çlirimtare.

Ministri Kroat i Mbrojtjes Damir Krsticeviq me rastin e kësaj dite thotë se ushtria kroate është e gatshme për “Oluja” të reja.

Për të gjithë ata që kanë pretendime për vendin tonë sot dhe që po planifikojnë të bëjnë diçka kundër Kroacisë, unë do të thoja që ushtria kroate është e gatshme për Stuhitë e reja sot. Unë nuk kërcënoj askënd, nuk e dua të huajen, por ne jemi të gatshëm për të mbrojtur vendin tonë, “theksoi ai në pritjen e komandantëve të luftës në kalanë e Kninit me rastin e 24 vjetorit të Operacionit Oluja.

Ai tha se me Operacionin “Oluja”, politika dhe ideja e Serbisë së Madhe u mposht plotësisht se zonat e okupuara u çliruan, ku agresori u përpoq të zhbëjë dhe shkatërrojë gjithçka që qytetarët kroatë kishin ndërtuar me shekuj.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close