Advertisements

Në Durrës, përpunohen 85 mijë kontejnerë me 1 milion ton mallra në 7 muaj

ATSH/- Që nga fillimi i këtij viti në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose 5,700 kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-korrik të vitit 2018 – bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Nga të dhënat statistikore mësohet gjithashtu se në 7 muajt e parë të këtij viti në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 113 anije të specializuara gjithsej. Megjithëse është i njëjti numër anijesh krahasuar me vitin e kaluar, shifra e kontejnerëve TEU, por edhe sasia e mallrave me kontejnerë janë rritur ndjeshëm – shtuan burimet statistikore.

Gjatë periudhës janar-korrik 2019 volumi i mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit e ka kaluar shifrën 1 milion ton./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close